General News

Kosova ka qëllime të qarta: Konjufca takon Peter Sorensen në Bruksel

Konjufca në Bruksel u takua me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar synimin për njohje reciproke.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka deklaruar se në ambasadën e Kosovës në Bruksel ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.. Nëpërmjet një reagimit në platformën X, Konjufca ka ndarë detaje nga bisedimet duke thënë se në takim është diskutuar për avancimin e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.. Konjufca theksoi se qëllimi i qartë i

Kosovës mbetet përmbyllja e procesit me njohje reciproke mes dy vendeve.. “Ishte kënaqësi të mirëpresim Peter Sorensen në ambasadën tonë në Bruksel për një diskutim të strukturuar mbi avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.. Së bashku me kryenegociatorin tonë, Agron Bajrami, riafirmuam se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces — me synimin e qartë për ta përmbyllur atë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Konjufca.

Glauk Konjufca, Peter Sorensen, dialogu Kosovë-Serbi, njohje reciproke, Bashkimi Evropian, Bruksel, Agron Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Are you human? Please solve:Captcha


Secret Link