Albania News

Ernest Muçi shkëlqen me Trabzonspor: Një kryevepër drejt finales

Pas një goli vendimtar që dërgoi Trabzonsporin në finalen e Kupës, Ernest Muçi flet për të ardhmen dhe ndjesitë e tij në Turqi.

Në ditët kur emri i tij qarkullon fuqishëm në Turqi, kur e ardhmja e tij është në ajër, Ernest Muçi vë në jetë një tjetër kryevepër, një gol fantastik që i dhuroi Trabzonspor një biletë për në finalen e Kupës.. Ky nuk ishte një gol normal, por një perlë e vërtetë që vendos jo pak në “siklet” drejtuesit e Trabzonspor, në një kur janë të detyruar të marrin një vendim, nëse do të investojnë për

të blerë kartonin e yllit kuqezi nga Beshiktash.. Goli i Muçit merr dhe më shumë peshë pasi erdhi në shtesë, në minutën e 92-të, ku me një goditje fantastike nga distanca tundi rrjetën duke bërë që tifozët e Trabzonspor të shpërthenin në festë.. Pas ndeshjes, sulmuesi kuqezi nuk i fshehu emocionet për këtë gol të mrekullueshëm: “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, e vështirë, ashtu si të gjithë ndeshjet në transfertë.. Objektivi ynë ishte të

arrinim finalen e Kupës dhe ja arritëm.. Po zhvillojmë një sezon të madh dhe tifozët e meritonin këtë finale”, u shpreh Muçi.. Në konferencë për shtyp ishte i pashmangshme dhe një pyetje në lidhje me të ardhmen: “Unë jam i lumtur këtu, por nuk di asgjë më shumë.. Do të jetë një vendim i Trabzonsport, por mendoj se ka kohë deri më 20 maj.. Jam i lumtur këtu, por të shohim se çfarë do të

ndodh në të ardhmen”, u shpreh Muçi.

Ernest Muçi, Trabzonspor, Kupa e Turqisë, Beshiktash, futbolli turk, merkato

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Are you human? Please solve:Captcha


Secret Link