Albania News

Bundesliga: 90 minuta nga fundi, garë e fortë për vendin e 4; Eta shijon fitoren e parë

Në fundin e kampionatit, Bayern fiton 0-1 te Wolfsburg, Dortmund 3-2 ndaj Frankfurt, ndërsa Eta regjistron fitoren e parë me Union Berlin.

Në bundesligën gjermane 90 minuta nga fundi i kampionatit gara mbetet e ashpër sa i takon vendit të 4 ose të fundit që të dërgon sezonin e ardhshëm në Champions.. Bayern Munich arritit të merrte 3 pikët, pas një fitoreje minimale 0-1 në transfertë ndaj Wolfsburg.. Një gol i Olise në pjesën e dytë mjaftoi për të besuarit e Vincent Kompany për të çuar në shtëpi tre pikët, një fitore morali, pas eleminimit të dhimbshëm

në gjysmëfinale ndaj PSG.. Për tu veçuar edhe penalltia e humbur nga Harry Kane në pjesën e parë.. Edhe Dortmund siguroi një fitore në ndeshjen e fundit për këtë sezon në shtëpi, përballë publikur vendas.. Përballë Frankfurt, verdhezinjtë triumfuan 3-2, me Guirassy, Schloterbeck dhe Inacion që ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Nico Kovacs.. Në vendin e 4 për momentin ndodhet skaudra e Stuttgart, e cila mundi Leverkusenin në një përballje direkte

për zonën Champions.. Demiroviç, Mittelstadt dhe Undav ishin autorët e golave për vendasit që përmbysën avantazhin e fillimit të Garcias për “aspirinat”.. Hofenheim i Hajdarit, Avdullahut dhe Fisnik Asllanit mbetet në garë ende për vendin e 4, teksa të shtunën triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Werder Bremen në shtëpi, me golin e Toure që vendosi sfidën në favor të vendasve.. Për tu veçuar këtë fundjavë në Bundesligë edhe suksesi i parë në drejtimin e Union Berlin

të trajneres Eta.. Një sukses historic për të parën trajnere femër në historinë e TOP Ligave kryesore të Evropës.. Union Berlind triumfoi 1-3 në transfertë ndaj Mainz.

Bundesliga, vendi i 4, Bayern Wolfsburg, Dortmund Frankfurt, Union Berlin Eta, Stuttgart Leverkusen, Hofenheim Werder

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Are you human? Please solve:Captcha


Secret Link