Muzeu gjerman ndalon hyrjen ukrainasve e rusëve

Një anëtar i stafit të muzeut, i cili nuk pranoi t’i bëhej publik emri, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk mund të komentonte për ndalesën selektive, por theksoi se “nuk është rregulli ynë”.
Objekti i përket Bundeswehrit — forcave të armatosura gjermane — dhe, ndonëse është i hapur për publikun, është caktuar si “koleksion studimor i teknologjisë së mbrojtjes”.
Punonjësi i muzeut tha se kufizimi i hyrjes “është temë që është problem edhe për ne”, duke shtuar: “nuk dimë si ta menaxhojmë.” Kristian Klinck, zëdhënës i degës së Bundeswehrit që mbikëqyr muzeun, i tha Radios Evropa e Lirë më 13 maj se objekti në Koblenz është menduar kryesisht si qendër trajnimi për t’i njohur punonjësit me pajisje ushtarake të huaja dhe vendore, dhe se është i hapur për publikun vetëm në një “kapacitet dytësor.” Klinck shtoi se, “meqë shumica e armëve në koleksionin studimor nuk janë çmilitarizuar, koleksioni ndodhet brenda një Zone të Sigurisë Ushtarake”, gjë që sjell kufizime të mëtejshme sigurie.
Muzeu ushtarak Koblenz, Bundeswehr, ndalim hyrjeje, ukrainas rusë, Zone e Sigurisë Ushtarake