Albania News

VIDEO: Flakë përfshinë një avion në Kathmandu, evakuohen 300 persona

Një zjarr i vogël në marshin e uljes së një Airbus A330-300 detyroi evakuimin e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Një zjarr i vogël shpërtheu në një avion të Turkish Airlines pasi u ul në Kathmandu, kryeqytetin e Nepalit, duke detyruar autoritetet të mbyllnin aeroportin për rreth një orë deri në vënien nën kontroll të flakëve.. Sipas autoriteteve të aviacionit civil nepalez, zjarri shpërtheu në marshin e uljes së pasme të djathtë të avionit Airbus A330-300, i cili kishte mbërritur në Katmandu nga Istanbul.. Në bord ndodheshin 277 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit, të

cilët arritën të zbresin shëndoshë e mirë nga avioni.. Lajmi u konfirmua për Reuters nga zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit, Gyanendra Bhull, i cili bëri të ditur se situata u vu shpejt nën kontroll dhe nuk pati të lënduar.. Turkish Airlines aircraft’s tyres caught fire while landing at Tribhuvan International Airport in Kathmandu, Nepal.. All passengers and crew were safely evacuated, police say.. – ANI@ScopeReport_ pic.twitter.com/ZxL3ZLF3wR — Open Source Intel (@Osint613) May

11, 2026

avion i Turkish Airlines, Kathmandu, evakuim emergjent, Airbus A330-300, zjarr në marshin e uljes, Tribhuvan International Airport, Reuters

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Are you human? Please solve:Captcha


Secret Link