Albania News

Milani “zgjohet” vonë, humbet ndaj Atalantës dhe komplikon pjesëmarrjen në Champions

Atalanta mposhti Milanin 3-2 në San Siro. Kuqezinjtë reaguan në fund, por fitorja e Atalantës i ndërlikon synimet për Champions.

Atalanta mori një fitore të rëndësishme ndaj Milanit me rezultatin 3-2, në përballjen e zhvilluar në stadiumin San Siro, të vlefshme për javën e 36-të të Seria A.. Skuadra bergamase e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 7-të me anë të Éderson.. Dominimi i miqve vazhdoi edhe më tej, teksa Davide Zappacosta dyfishoi shifrat në minutën e 29-të.. Në pjesën e dytë, Giacomo Raspadori realizoi golin e tretë

për Atalantën në minutën e 52-të, duke i dhënë skuadrës një epërsi të konsiderueshme.. Megjithatë, vendasit reaguan në fundin e takimit.. Strahinja Pavlović ngushtoi diferencën në minutën e 88-të, ndërsa Christopher Nkunku shënoi golin e dytë për Milanin nga pika e penalltisë në minutat shtesë (90+4), por pa mundur të shmangë humbjen.. Pas këtij triumfi, Atalanta ngjitet në kuotën e 58 pikëve në vendin e shtatë të renditjes së Serie A, ndërsa Milani mbetet në

vendin e katërt me 67 pikë.

Atalanta Milan, Seria A, San Siro, Champions, rezultate 3-2, Éderson, Nkunku penallti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Secret Link