Albania News

Kosova programon dy miqësore për rrugën drejt Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës ka zyrtarizuar dy përballje miqësore për muajin qershor, duke synuar konsolidimin e formacionit para fillimit të sfidave në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që nis në shtator, e ku do të garojë në Ligën B.. Dardanët fillimisht do të përballen me Kombëtaren e Çekisë, më 31 maj, në stadiumin “Epet Arena” në Pragë.. Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda, përballë një kundërshtari cilësor

evropian.. Çekia e siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026 pasi e mposhti Danimarkën pas penalltive në “play-off”-in evropian, duke u rikthyer në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2006.. Aktualisht çekët renditen në pozitën e 41-të në ranglistën e FIFA-s.. Dardanët janë përballur me Çekinë deri më tash dy herë dhe atë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020.. Në ndeshjen e parë më 7 shtator, 2019 kishin fituar në “Fadil Vokrri”,

2:1, derisa në ndeshjen e kthimit në Plzen, pësuan humbje po ashtu 2:1, më 14 nëntor, 2019.. Ndërkohë, ndeshjen e dytë miqësore, Kosova do ta zhvillojë më 7 qershor, kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.. Edhe me Andorrën, Dardanët janë ballafaquar dy herë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.. Kanë barazuar në Prishtinë (1:1) dhe kanë fituar në Andorra La Vella (3:0).. Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të

vazhduar ndërtimin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme me karakter garues në Ligën B, ku Kosova bën pjesë në Grupin B3 me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.

Kosova, ndeshje miqësore, Franco Foda, Liga e Kombeve, futboll, Çekia, Andorra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Are you human? Please solve:Captcha


Secret Link