Inter “thyen” Lazion dhe fiton Kupën pas Scudetto-s: Chivu flet për suksesin e dyfishtë

Inter mposht Lazion 2-0 në finale dhe ngre Kupën e Italisë të dhjetën, duke kompletuar dopietën pas Scudetto-s.
Mbrëmje magjike për Inter në Stadio Olimpico.. Zikaltërit triumfojnë 2-0 ndaj Lazios dhe ngrejnë lart Kupën e Italisë për herë të dhjetë në histori, duke kompletuar kështu dopietën sezonale pas fitimit të kampionatit.. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu zhbllokon sfidën që në minutën e 14-të.. Nga një goditje këndi e ekzekutuar nga Federico Dimarco, Adam Marušić devijon topin në portën e tij, duke i dhuruar avantazhin Interit.. Zikaltërit vazhdojnë të ushtrojnë presion dhe në
minutën e 35-të gjejnë edhe golin e dytë.. Një gabim i Nuno Tavares shfrytëzohet nga Denzel Dumfries, i cili shërben për Lautaro Martínez: kapiteni argjentinas nuk gabon përballë portës dhe dërgon shifrat në 2-0.. Në pjesën e dytë, Lazio përpiqet të reagojë.. Tijjani Noslin shkon pranë golit me një goditje të rrezikshme, ndërsa Boulaye Dia ndalet nga pritja vendimtare e portierit Josep Martínez.. Nga ana tjetër, Interi administron me qetësi rezultatin dhe madje i afrohet
edhe golit të tretë me Luis Henrique.. Në minutat finale nuk mungojnë tensionet në fushë pas ndërhyrjes së ashpër të Pedro Rodríguez ndaj Dimarcos, por kjo nuk ndryshon historinë e finales.. Në fund është festa zikaltër: Inter Milan fiton Kupën e Italisë 2025/26 dhe konfirmohet skuadra dominuese e sezonit në futbollin italian.. Dopietë trofesh që në sezonin e parë për Chivun, me rumunin që theksoi vështirësinë e suksesit të dyfishtë sezonal: Jam shumë I lumtur
për këta djem.. Asnjëherë nuk është e thjeshtë të fitosh trofe.. Pas scudettos, i dhuruam tifozëve një tjetër moment lumturie duke fituar Kupën e 10 në historinë e këtij klubi.Kemi bërë një sezon fantastik”, përfundoi tekniku i zikaltërve.
Inter Lazio finale, Kupën e Italisë 2025/26, dopietë Inter Chivu, Lautaro Martinez, Josep Martinez, Pedro Rodriguez