Albania News

Ararat dhe ndryshimet në pasaportat e reja të Armenisë

Vendimi i qeverisë armene për të hequr malin Ararat nga vulat e pasaportave të reja ka shkaktuar debate të forta politike dhe shqetësime mbi identitetin kombëtar.

Mungesa e bjeshkës në pasaporta, të cilat pritet të hyjnë në përdorim në vjeshtën e vitit 2026, vjen pas një vendimi të Qeverisë në fund të vitit të kaluar për t’i hequr ikonat me majat e mbuluara me dëborë të Araratit nga vulat e pasaportave.. Ky vendim shkaktoi zemërim në vend, përfshirë edhe një padi të ngritur kundër Qeverisë.. Politikani opozitar, Hayk Mamijanian, dënoi heqjen e bjeshkës nga vulat e pasaportës, duke u thënë gazetarëve

se “është e pabesueshme me çfarë zelli Pashinian është i gatshëm t’i bëjë qejfin Turqisë apo Azerbajxhanit”.. Qëkurse Azerbajxhani e rimori me forcë ushtarake rajonin e Nagorno-Karabakut në vitin 2023, Armenia ka kërkuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Azerbajxhanin fqinj dhe me Turqinë, të dyja armike historike të Armenisë.. Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan paraprakisht një marrëveshje paqeje në vitin 2025, e cila përfshin një klauzolë që ua ndalon secilit vend të bëjë pretendime territoriale ndaj njëri-tjetrit..

Turqia, aleate e ngushtë e Bakusë, ka kundërshtuar prej kohësh përdorimin e Araratit si simbol kombëtar armen, përfshirë edhe në stemën e Republikës Sovjetike të Armenisë.

Armenia, pasaporta, mali Ararat, diplomacia, Nagorno-Karabak, politika, Turqia

Secret Link