Ishte nisur nga Shqipëria: anija u përplas me shkëmbin, mbytet në Greqi me 8 mijë tonë sodë
Anija me flamur Vanuatu, e nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, u përplas me shkëmbin në Andros; ekuipazhi u shpëtua.
Autoritetet portuale ngritën alarmin në orët e para të mëngjesit pas mbytjes së një anijeje mallrash me flamur të Vanuatu-s, e cila u përplas me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros.. Sipas informacioneve paraprake, anija, e cila ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës dhe transportonte rreth 8 mijë ton sodë, pësoi dëme të rënda pas goditjes në zonën shkëmbore, duke çuar në fundosjen e saj.. Në bord ndodheshin nëntë anëtarë ekuipazhi, tetë shtetas turq dhe
një azerbajxhanas.. Të gjithë u shpëtuan me sukses falë një operacioni të koordinuar nga Roja Bregdetare.. Dy prej marinarëve u nxorën nga deti nga një anije patrulluese, ndërsa shtatë të tjerë u lokalizuan dhe u shpëtuan në një zonë të vështirë shkëmbore në Andros.. Më pas, ata u transportuan në portin e ishullit, ku rezultojnë në gjendje të mirë shëndetësore.. Në operacionin e shpëtimit u përfshinë disa mjete detare dhe ajrore, përfshirë dy anije të
Rojës Bregdetare, dy të tjera në mbështetje, anija e pasagjerëve “Samos”, tre anije kalimtare si dhe një helikopter i Forcave Ajrore.. Kushtet e favorshme të motit ndihmuan në realizimin e suksesshëm të operacionit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit detar.