Albania News

AKSHI, dosja që dëshmoi si funksionon elita politike

Gazetari Artan Hoxha shpjegon se si dosja e AKSHI-t zbuloi lidhjet komplekse midis politikës, biznesit dhe botës së krimit në Shqipëri.

Gazetari Artan Hoxha foli për dosjen e AKSHI-t.. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha theksoi se AKSHI ishte dosja që dëshmoi se si funksionon elita politike, biznesi dhe bota e krimit.. Gjithashtu ai theksoi se Ergys Agasi ishte një nga polet më të rëndësishme të pushtetit.. “Gysi ishte i deleguari, bënte lidhje…I deleguari i frontit të rezistencës është edhe një film.. AKSHI është dosja që dëshmoi se si funksion elita politike

dhe njëkohësisht biznesi dhe bota e krimit.. Kush është gjëja që i lidh ato?. Paraja dhe pushteti.. AKSHI është një sonde e futur në trupin e qeverisjes dhe na tregon se si funksionon.. AKSHI është jeta jonë ka të gjitha të dhënat tona, ajo që di çdo problem që kemi.. Për shkak të informacionit të AKSHI-t u krijuan patronazhistët e suksesshëm.. AKSHI u kap rastësisht… Sepse hetimi fillestar ishte për kontrabandën e cigareve, u bastis

një nga bazat e Gësit, ai ishte i sigurt sepse i kishte të gjithë brenda.. Ai ka shërbyer si këto dosjet që i vijnë SPAK nga jashtë…Ka të implikuar, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë…Ata merrnin me nivele të lartë, me pronarë, moderator.. Ishte një nga polet e rëndësishme të pushtetit”, tha gazetari Artan Hoxha.

AKSHI, Artan Hoxha, Ergys Agasi, politika shqiptare, krimi dhe pushteti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Are you human? Please solve:Captcha


Secret Link